Një ndëshkim i ashpër pritet për kapitenin e Ajntrahtit të Frankfurtit, Abraham, pas të shtyrës së fortë që i dha trajnerit të Frajburgut, Kristian Shtrajh, por të paktën ndërgjegja e Bundesligës u qetësua me atë që ndodhi në fund të ndeshjes. Vetëm pak minuta pas sherrit masiv, që u krijua pas shtyrjes ndaj trajnerit, dy protagonistët i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe Shtrajh i dha Abrahamit se “ti duhet të jesh më i qetë”. Në momentin e konfliktit, Abraham shkoi me vrap drejt Shtrajhut në vijën anësore, ndoshta i zemëruar që trajneri la topin të kalonte pa e ndaluar, dhe i dha një të shtyrë qartësisht me qëllim, duke e përplasur përtokë.
“Kur je 54 vjeç dhe një “buall i ri” vjen edhe të godet, ndodh që nuk të mbajnë dot këmbët”, – tha me të qeshur trajneri në konferencën më pas. “Duket që Abraham është tepër emocional, ai donte të fitonte patjetër, por nuk ishte faji im që nuk ndalova topin, – vazhdoi Shtrajhu, – unë nuk jam aty për të shpejtuar lojën, por për të drejtuar skuadrën time”. Pritet që Abraham të dënohet rëndë për gjestin, por gjithsesi përfundimi i lumtur i qetësoi shpirtrat në futbollin gjerman. Në fund të fundit, ky sport nuk është balet, dhe ka edhe nerva.
Sfidanti.al