Ç’thua Kaizer Franc! Bajerni, një skuadër e kalbur?!

Fjalët ishin thënë përpara fitores së fundit, por kjo nuk është se ndryshoi ndonjë gjë. S’ka sesi kur një legjendë bavareze dhe gjermane si Franc Bekenbaueri nxjerr nga goja fjalët më të rënda për Bajernin “ e tij”. “Kaizeri” e quajti “skuadër e kalbur”! Po, përse vallë? Bekenbauerit i ka ardhur në majë të hundës me mënyrën akademike dhe pa sakrificë maksimale që po luajnë yjet bavarezë këtë sezon.

“Shoh sesi luftohet në Champions dhe në Ligën e Europës, – u shpreh ai, – dhe, nga ana tjetër, shoh Bajernin që diskuton një kampionat që duhej ta kishte mbyllur prej kohësh. Ata duhet të jenë si skuadra tradicionale e Uve Zelerit, dhe ndoshta për këtë do t’i bëjnë mirë kritikat”.  “Perandori Franc” vazhdoi ta mbështeste trajnerin Niko Kovaç që, sipas tij, “mund t’i tregojë të gjithëve se është i zoti siç duhet, por ai duhet ta bëjë këtë gjë, por nuk është e lehtë të stërvitet një skuadër e tillë”.

Sfidanti.al