Mesfushori i Bajer Leverkuzenit, Hakan Çalhanoglu, është pezulluar për katër muaj nga KAS-i. Edhe pse të premten e kaluar ai luajti ndaj Hamburgut, turku nuk do të mund të luajë më për këtë sezon. Arsyeja? Në vitin 2011, kur ishte 17 vjeç, ai la ekipin Trabzonspor duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, për t’u transferuar te Karlsruher. Aty më pas ai rinovoi dhe kaloi te Hamburgu. Trabzonspori u ankua në FIFA dhe, pas vendimit të apeluar në KAS, u mor përfundimisht vendimi që ishte marrë që në fillim nga FIFA që Çalhanoglu do të pezullohet për katër muaj. Ai do të pagujë 100 mijë euro gjobë, të cilat do t’i shkojnë klubit turk (paradhënia që i pati dhënë lojtarit).mijë