Bayern Munichu ka barazuar 2:2 me Wolfsburgun në “Allianz Arena”, pavarësisht se ishin duke fituar 2:0 për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Bayern Munichu i Carlo Ancelottit ka marrë vetëm një pikë në javen e gjashtë në Bundesliga, duke barazuar 2:2 me Wolfsburgun.
Të besuarit e Carlo Ancelottit lëshuan dy pikë të sigurta nga duart pasi ishin duke fituar 2:0 deri në minutën e 57’të, me golat e Robert Lewandowski dhe Arjen Robben.
Por, në minutën e 57’, Maximilian Arnold shokoi vendasit duke shënuar gol të bukur nga distanca.
Kur disa minuta para fundit të takimit, në atë të 83’të, Daniel Didavi, heshti gjithë të pranishmit në “Allianz Arena”, duke barazuar rezultatin në 2:2 që doli të jetë përfundimtar.
Pas këtij barazimi Bayerni ka mbetur në pozitën e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar