Suksesi ishte sërish i padiskutueshëm dhe titulli kampion i dimrit e “stolis” sërish këtë skuadër. Bajerni e fiksoi në 116 gola rekordin e Bundesligës në një vit kalendarik duke iu shkëputur shumë rekordit të dikurshëm të Këlnit me 101 (në 1977). Meritë e padiskutueshme e të gjithë lojtarëve, por kur vjen pun ate goli, meritën më të madhe e ka Robert Levandovski, edhe pse asistet shpesh i ka marrë nga Tomas Myler apo Serg Gnabri. Sulmuesi polak theu një tjetër rekord të Gerd Mylerit legjendar duke arritur në 43 gola të shënuar në Bundesligë në një vit kalendarik, pra më shumë se një të tretën e ekipit në 2021. “Bomberi i kombit” ishte ndalur në 42 në vitin 1972. Në ndeshjen ndaj Volfsburgut ditën e djeshme, Levandovski shënoi golin e katërt në minutën e 87-të, ndërsa rrjetat e tjera u shënuan nga Tomas Myler, Dajot Upamekano dhe Leroi Sane. Bajerni kryeson Bundesligën me 43 pikë në 17 ndeshje në mbyllje të fazës së parë, ndaj 34 të Dortmundit që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tij, ndërsa bavarezët kanë shënuar 56 gola më shumë se 3 gola për ndeshje.
Sfidanti.al