Bajern Mynih, Hejnkes i thotë ‘JO’ rinovimit të kontratës

Jup Hejnkes nuk ka ndërmend të qëndrojë në stolin e Bajernit të Mynihut. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë  nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin bavarez që do të thotë se në përfundim të sezonit drejtuesve të Bajernit u duhet me çdo kusht që të nisin kërkimet për gjetjen e trajneroit të ri

‘Nuk kam se cfarë të them përsa i përket kësaj cështjeje-the Hejnkes-së shpejti do të mbush 73 vjec dhe nuk e di se cfarë do të më japë më shumë’.

Jup Hejnkes e mori drejtimin e Bajernit ttë Mynihut në muajin tetor pak ditë pas humbjes së bavarezëve në Ligën e Kampioneve ndaj paris Sën zhermenit me rezultatin 3-0, ndërkohë që në kampionat Bajerni ishte 5 pikë prapa në renditje kundrejt kryesuesve. Ardhja e tij i bëri mirë skuadrës bavareze që ka gjetur shkëlqimin në lojën e saj që pasqyrohet edhe në rezultate.

sfidanti.al