Zgjatja e masës së ndalimit të grumbullimeve në Gjermani deri në fund të muajit gusht, kërcënon objektivin e Bundesligës për t’u rinisur në muajin maj me ndeshjet për t’u luajtur me dyer të mbyllura. Lajmërimi I kancelares Angela Merkel që ndalon mbledhjen e më shumë se 2 personave, e bën të sigurt mosnisjen e sezonit të ri të Bundesligës në muajin gusht.
Pas bisedimeve të saj me 16 guvernatorët rajonale në lidhje me masat e kufizimit, bavarezi Markus Soder deklaroi se Bundesliga nuk është një problem, që do të thotë se ka të tjera prioritete përpara futbollit. Bundesliga është ndërprerë në 11 mars dhe shpresohej qëtë fillonte në maj pa tifozë në stadium. Por numri I personave të nevojshëm në stadiume ku përfshihen skuadrat, zëvendësuesit, trajnerët, personeli mjekësor dhe punonjësit e sigurisë, lë të kuptohet se edhe zhvillimi I ndeshjeve me dyer të mbyllura janë në rrezik të madh.
Sfidanti.al