Premier League, ideja; të gjitha ndeshjet në një muaj

Premier League ka ndërmend të mbyllë sezonin brenda fundit të muajit qershor duke anuluar ndeshjet e javëve të fundit nëse do të jetë e mundur. Duket se kjo është hipoteza më e besueshme dhe që do të diskutohet ditën e premte gjatë një videokonferencë mes 20 klubeve të divizionit më të lartë të futbollit anglez. Do të jetë një takim virtual, e katërta që nga nisja e emergjencës Covid-19 për të marrë një vendim se kur dhe si do të rinisë kampionati në Angli.

Ndërkaq, klubet duket se janë të vendosura që të vendosin një afat për të mbyllur kampionatin dhe që përkon edhe me mbylljen e kontratave të futbollistëve dhe trajnerëve, në 30 qershor, gjithnjë me qëllimin që të mbyllen të 28 javët brenda kësaj date. Sipas të përditshmes ‘the Guardian’, kjo zgjidhje duket se ka një consensus, edhe pse për ratifikimin përfundimtar do të duhet miratimi I të paktën 14 klubeve.

Për të mbyllur sezonin duhet të luhen edhe 92 ndeshje të tjera, një numër ky shumë I lartë për t’u zhvilluar në harkun e një muaji. Duke supozuar se rifillimi I kampionatit do të ndodhë në fillim të qershorit rezulton se skuadrat do të duhet të zbresin në fushë cdo 3 ditë. Nëse Premier League do të këmbëngulë në këtë rrugë atëherë1 ose më shumë javë të kampionatit thjesht do të anulohen dhe do të ngrijnë klasifikimin përfundimtar deri në 30 qershor.

Ndërkaq, përsa u përket kontratave në skadencë të futbollistëve, pavarësisht se FIFA ka bërë ndërhyrjen e saj në këtë cështje duke garantuar zgjatjen e tyre, disa klube angleze kanë frikë se futbollistët  do të refuzojnë të zbresin në fushën e lojës pa pasoja ligjore. Për më tepër vendosja e një afati për mbylljen e sezonit 2019/2020 do të thotë tutelë përsa kohë të jetë e mundur edhe për sezonin pasardhës që mund të nisë pa ndonjë vonesë të madhe mes gushtit dhe shtatorit.

Sfidanti.al