Bufon, Zhoao Feliks, Lukas Vaskez, Grizman, ku shkojnë yjet?!

Le ta nisim me portierin dhe veteranin 41-vjeçar, Xhanluixhi Bufon. E sigurt është që do të largohet nga Paris SG (që kërkon Kejlor Navasin, tashmë), dhe që mund të kthehet në Itali ose të shkojë tek Barcelona. Nuk dihet nëse Bufoni do të pranonte një tjetër sfidë në një nivel kaq të larë sa te katalanasit, ndërsa në Serinë A do ta kishte më të lehtë. Mund të kthehet tek ekipi i tij i parë, Parma, ose të zgjedhë Lacion apo ndoshta Xhenoan.

Benfika paska vënë një kusht për Zhoao Feliksin, dhe pikërisht që kërkon ta huazojë një vit yllin e saj. Nuk dihet mirë motivi i këtij vendimi, por besohet se klubi portugez kërkon të rrisë çmimin e kartonit të 19-vjeçarit, diçka që mund të ndodhë nëse ai luan në Angli apo Itali. Mesa duket, askush nuk jep aq shumë para sot, sa kërkon Benfika.

Lukas Vaskez mund të shkojë tek Interi, madje për një shifër jo edhe aq të lartë, vetëm 30 milionë euro. Gazeta “Marka” shkruan se pozitat e “kanteranit” tek Reali janë vështirësuar shumë pas mbërritjes së Eden Hazarit, ndërsa Antonio Konte e vlerëson shumë për skuadrën e tij. Së fundi, Antuan Grizman thotë se e di se ku do të luajë në të ardhmen, ndonëse mbetet duel mes PSG-së dhe Barçës. Francezi pëlqen më shumë “Kamp Noun”, por nëse kjo nuk ndodh, shkon në Paris.

Sfidanti.al