Bruno Guimaraes në “lupën” e Los Blancos

Pavarësisht se ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, Presidenti i “Galaktikëve” të Real Madrid, Florentino Perez po punon intensivisht për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Kroos, teksa emri më i kërkuar është brazilani, Bruno Guimaraes. Prej dy sezonesh tashmë, “shkatërruesi” brazlian është pjesë e Newcastle në Premier League dhe kombëtares “Seleçao” e sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, kampionët e Evropës kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraes, për kartonin e të cilit “Bardhezinjtë” anglezë kërkojnë 120 milionë euro. Mirëpo, shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin latin e do edhe Pep Guardiola te Manchester City i tij, megjithatë në të shkuarën Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist dhe pritet të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në kryeqytetin spanjoll.

 

sfidantia.al