Brazil, humbet jetën ish-lojtari i Arsenalit

Fabián Caballero, ish-lojtari i Arsenalit, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 46-vjeçare. Sipas gazetës ‘ABC’, paraguajani pësoi një atak në zemër teksa luante futsal me miqtë dhe përfundoi duke vdekur në spital. Në karrierën e tij, përveç që kishte përfaqësuar Arsenalin në tre raste, në 1998/1999, ai luajti edhe për klube në Argjentinë, Paraguaj, Kore të Jugut, Greqi, Kili dhe Skoci. “Me pikëllim të thellë morëm vesh për ndarjen e papritur të ish-lojtarit tonë Fabian Caballero. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”,- lexohet në një mesazh të shkurtër që “Topçinjtë” kanë lënë në rrjetet sociale.

sfidanti.al