Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, të cilat u finalizuan me triumfin e pritur të Laporta-s, janë shënjuar nga një tjetër episod i shëmtuar në lidhje me Marc-André ter Stegen. Portierit, të cilit këtë sezon iu komunikua se do të ishte i treti në hierarkinë e klubit dhe më pas u detyruar që të huazohej te FC Girona, iu mohua e drejta e votës.
Gjermani u prezantua në klub për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar por pasi priti për plot katër minuta u detyrua që të largohej pasi nuk figuronte më mes anëtarëve të klubit. Për mediet gjermane 33-vjeçari mund t’ia kishte kursyer vetes këtë episod jo të këndshëm pasi mund të mos prezantohej përderisa nuk ishte i pajisur me statusin e anëtarit.

