FIFA do të lejojë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm që skuadrat që përdorin një zëvendësim shtesë në rast se do te ketë hemoragji cerebrale për të mbrojtur më mirë futbollistët që pësojnë dëmtime në kokë. Turneu me 7 skuadra që do të zhvillohet në Katar do të jetë kompeticioni i parë që do të testojë protokollet e reja në rast kur do të ketë hemoragji cerebrale.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit dëshiron që të ulë presionin mbi stafet mjekësore tëe klubeve për të bërë një vlerësim të shpejtë të ndonjë futbollisti që pëson dëmtim në fushën e lojës. Futbollistët që dyshohen për dëmtime në kokë do të zëvendësohen gjatë gjithë kohës në Botërorin e Klubeve ku do të aplikohet edhe sistemi i 5 zëvendësimeve.
Sfidanti.al