Njerëzit duan të dëfrehen, të bëjnë një jetë të qetë, por edhe të ndjejnë emocionet e konkurrimit, si dikur në luftërat e tmerrshme. Këto kushte ia plotëson më së shumti sporti modern, me futbollin si më popullorin e sporteve. Nuk ka pra habi, që njerëzit në të katër anët e globit shpenzojnë pa fund për kënaqësinë që nuk del nga moda, dhe flitet për shifra që shkojnë në 20 për qind të tregtisë botërore.
“La Gazeta delo Sport” ka mbledhur të dhënat financiare dhe ka nxjerrë se 10 klubet kryesorë në rruzull (sipas renditjes së shpenzimeve) kanë nxjerrë nga xhepi gjithsej 7 miliardë euro vetëm në 10 vitet e fundit. Nuk ka ndonjë habi që në vendet e para janë Mançester Siti apo Paris SG, por çudia është që Reali është vetëm në vend të gjashtë. Ja renditja deri në vendin e 8-të, ndërsa më pas janë Interi, Milani e Roma, që kanë shpenzuar nga 600 deri në 700 milionë euro:
- Mançester Siti 1.584 miliardë euro
- Barcelona 1.151 miliardë euro
- Paris SG 1.150 miliardë euro
- Çelsi 1.137 miliardë euro
- Mançester Junajtid 1.018 miliardë euro
- Real Madrid 977 milionë euro
- Liverpul 930 milionë euro
- Juventus 920 milionë euro
Sfidanti.al