Fisnikëria e Kaparrosit, ngjan me Redondon e Fatih Terimin!

Hoakin Kaparros do të hyjë në analet e historisë së futbollit si një trajner fisnik. Pas shkarkimit të Vinçenco Montelës, ai u emërua trajner i përkohshëm i Seviljes, me marrëveshje deri në fund të sezonit, pastaj me të parë e me të bërë. Kjo do të thotë 4 ndeshje të sigurta në stol, por për të cilat Kaparros nuk ka pranuar që të paguhen.

“Do të jenë vetëm 4 ndeshje, – tha ai, – dhe bëhet fjalë për ndeshje që do të luhen që të gjitha në Sevilje, prandaj nuk do të ketë shpenzime nga ana ime. Për këtë arsye, nuk dua që klubi të më paguajë”. Një gjest i zgjuar nga një njeri që padyshim ka aq para sa të jetojë i lumtur me to, derisa të jetë gjallë, por për të cilin paraja nuk është “kuti matës”.

Kaparros ka qenë trajner i Seviljes në vitet 2000-2005, ndërsa do të drejtojë 3 ndeshje brenda fushe, ndërsa e vetmja jashtë fushe do të jetë në stadiumin e Betisit, rivalit brenda qytetit.

Sfidanti.al