Është me 7 të plagosur dhe 109 të ndaluar, mes të cilëve 10 në gjendje arresti, bilanci I incidenteve të rënda të ndodhura mbrëmjen e së shtunës në Beograd pas festimeve për titullin e 32 kampion të Serbisë dhe të katërtin radhaz të Crvena Zvezdës. Grupe huliganësh të dhunshëm, pas festimeve zyrtare që u kryen në lumin Sava me koreografi spektakolare, iu drejtuan zonës së ashtuquajture Beton Hala përgjatë bregut të lumit që frekuentohet për lokalet dhe restorantet e shumtë.
Pikërisht aty ndodhën dhe përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Partizanit të Partizanit dhe atyre të Crvena Zvedzës. Klientët dhe personeli I lokalëve u përpoqën të mbroheshin në brendësi të restoranteve dhe bareve që u mbyllën menjëherë. Dy nga restorantet e përfshira në këto përleshje u shkatërruan praktikisht plotësisht.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia si dhe ministri serb I brendshëm, Aleksandar Vulin. Crvena Zvezda e drejtuar nga Dejan Stankovic e kishte fituar prej javësh titullin kampiion, por festimet u organizuan për këtë fundjavë.
Sfidanti.al