Benevento, fitore e pabesueshme edhe menaxheri i rrjeteve sociale cmendet

Fitorja e Beneventos 1-0 ndaj Juventusit në Allianz Stadium I la gojëhapur të gjithë dhe jo vetëm tifozët, por edhe menaxherin e rrjeteve sociale të klubit. Ky i fundit festoi fitoren e skuadrës së Filippo Inzaghit me një postim shumë të vecantë në Tëitter; një sërë shkronjash të rastësishme të shtypura nga tastiera që tregon entuziazmin e jashtëzakonshëm të menaxherit për këtë sukses të papritur. Pas një sërë rezultatesh negative, Benevento u kthye te fitorja në një fushë ku as barazimi nuk mund të imagjinohej dhe për të gjithë mbështetësit e kësaj skuadre me të drejtë bëhet e vështirë të përmbajnë entuziazmin.

Sfidanti.al