Bellingham fiton çmimin “Golden boy”

Jude Bellingham është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023 pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme për Real Madridin dhe Anglinë. Ky çmim i cili ndahet nga gazeta prestigjioze Tuttosport për futbollistin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, iu dhurua Bellinghamit në një ceremoni në Torino. Pasi mori çmimin, Bellingham u shpreh se ndihet mjaft i lumtur dhe nuk kurseu falenderimet në drejtim të bashkëlojtarëve të tij. “Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy’”, ka thënë Bellingham.

sfidanti.al