Bëjmë një pakt: mirë për Pogba e Bufon, po me Nejmar ç‘patët

Pogba, Neymar dhe Buffon nuk janë pjesë e formacionit të vitit nga FIFA, kështu bënë të ditur “Goal.com”

Sipas burime të sigurta të “Goal.com”, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesi i Barcelonës, Neymar – nuk bëjnë pjesë në formacionin më të mirë për vitin 2016. Manchester United theu rekord duke transferuar Paul Pogba, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, por “Goal.com” mëson se ai nuk është në formacionin e vitit.

Neymar fitoi dy tituj me Barcelonën dhe medaljen e artë me Brazilin në Lojërat Olimpike, por ka mbetur jashtë formacionit të vitit. “Goal.com” nuk tregon emrat e sulmuesve, që me shumë gjasë do të jenë, Ronaldo, Griezmann e Messi.

Buffon gjithashtu kaloi një sezon fantastik, por ka dështuar të hyjë në mesin e 11 më të mirëve, gjithmonë sipas “Goal.com”.

Formacioni më i mirë për vitin 2016 mësohet sonte, derisa ky ishte formacioni më i mirë për vitin 2015:

Manuel Neuer; Dani Alves, Sergio Ramos, Thiago Silva, Marcelo; Paul Pogba, Luka Modric, Andres Iniesta; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar.