Bayerni i Mynihut kërkon mesfushorin e Interit

Hakan Calhanoglu mund të rikthehet në Gjermani. Kështu raporton e përditshmja gjermane “BILD”, që zbulon se mesfushori turk i Interit është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për Bayernin e Mynihut. Ka qenë trajneri i ri i bavarezëve, Vincent Kompany, ai që ka sugjeruar emrin e turkut ne drejtuesit e klubit, duke e parë atë si futbollistin e duhur për ta vendosur para mbrojtjes për sezonin e ri. Aktualisht bavarezët po punojnë për të transferuar portugezin Palhinha nga Fulham, por rezistenca e londinezëve i ka lodhur jo pak gjermanët, që janë gati të ndërrojnë pistë dhe të punojnë për të marrë Calhanoglu.

sfidanti.al