Portugalia në fazën tjetër, Turqia shtyn festën

Misioni i përmbushur për Portugalinë në fazën e parë të Euro 2024. Në ditën e dytë të Grupit F, skuadra e Martinez mundi 3-0 Turqinë dhe u kualifikua për në fazën e 16-she si e para në grup me një ndeshje ende për të luajtur. Në Westfalenstadion në pjesën e parë, Bernardo Silva (21′) prishi ekuilibrat me një gjuajtje të saktë me të majtën. Më pas portugezët dyfishuan epërsinë falë autogolit të bujshëm të Akaydin (28′). Në pjesën e dytë, Bruno Fernandes (56′) kompletoi tripletën që mbylli përfundimisht ndeshjen me asistimin e Ronaldos. Portugalia kalon me sukses pengesën Turqi dhe tashmë po mendon për fazën e 16-shes. Për skuadrën e drejtuar nga Montella, tani llogaritë bëhen për ndeshjen me Republikën Çeke.

sfidanti.al