Parku sportiv i Unterhaching mund të konsiderohet i FC Bayern-it pasi në ditët e kaluara bashkia e qytetit të vogël pranë Mynihut ka miratuar ofertën që i ka bërë klubi bavarez.
Në këtë marrëveshje klubi i Bayernit diskutoi çmimin e vendosur duke paguar rreth 250.000 mijë euro më pak pasi gjendja e sektorit lindor të impiantit kishte nevojë për ndërhyrje strukturore.
Siç ishte lajmëruar Sportpark Unterhaching do të jetë shtëpia e re e skuadrës së femrave të FC Bayernit.
sfidanti.al

