Bayern shumë pranë transferimit të Palinhas

Bayern Munich është shumë pranë transferimit të Joao Palinha. Negociatat mes klubit gjerman dhe Fulhamit ishin në ngërç, por sipas raportimeve të medieve britanike në orët e fundit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në bisedimet mes palëve në fjalë. Dy klubet janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit portugez, i cili do të mund të zbarkojë te Bayern shumë shpejt. Dëshira e Palinhas për këtë lëvizje ishte gjithashtu vendimtare, pasi ai kërkoi që ky transferim të bëhej. Ndërsa për afrimin e Palinhas, Bayern Munich do të duhet të paguajë një shifër totale prej rreth 47 milionë paund.

sfidanti.al