Bayerni Mynihut vazhdon të humbasë pjesët. Pas Leon Goretzkas, Thomas Mueller dhe Javi Martinez te skuadra bavareze u regjistrua një rast tjetër me Covid-19 dhe bëhet fjalë për Benjamin Pavard i cili ka hyrë në izolim duke humbur në këtë mënyrë edhe sfidën e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve që Bayerni do ta luajë me Lazion në 23 shkurt.
Është ky një problem i madh për Hansi Flick që për të njëjtën arsye nuk do të ketë në dispozicion as Thomas Mueller që rezultoi pozitiv para finales së Botërorit të Klubeve ndaj Tigres. Pikërisht në atë ndeshje, poër Bayernin Serge Gnabry pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe me siguri do të mungiojë në sfidën e Olimpicos, ashtu sikurse edhe Douglas Costa që është ende jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në metatarsin e djathtë të pësuar gjatë një séance stërvitore duke mos luajtur as në sfidën me Arminia Bielefeld.
Pra Flick bën llogaritë edhe me dëmtimet në këtë pikë, por ai shpreson që të rikuperojë Goretzkan që në ditët e kaluara ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Bayernit për një seancë stërvitore individuale, ka mundësi që të luajë ndaj Lazios, ndërsa përsa i përket Javi Martinez ende nuk ka të reja.
Sfidanti.al