Dhjetë javë skualifikim dhe 70 mijë Paund. Ky është dënimi I dhënë nga Federata Angleze e Futbollit për Kieran Trippier që u hetua nga qeveria e futbollit britanik në muajin maj me akuzën e thyerjes së rregullit për vënien e bastit pë transferimin e tij nga Tottenham te Atletico Madrid në korrik të 2019 që do të thotë se Simeone nuk do të ketë në dispozicion mbrojëtsin deri në ditët e para të muajit mars.
Ky dënim rezultoi vërtet një surprizë e hidhur në prag të Krishtlindjen për Trippier dhe Atletico Madrid me futbollistin që nuk do të jetë në 11 ndeshje të Los Colchoneros në kampionat dhe në sfidën e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së kampioneve me Chelsean. Futbollisti do të mund të kthehet në fushat e lojës në derbin me Realin e Madridit në 7 mars të vitit 2021
Mbrojtësi 30 vjecar që gjithnjë është shprehur se është i pafajshëm dhe ka bashkëpunuar me Federatën Angleze të Futbollit, mund të ngushëllohet me faktin se nuk mori të njëjtin ndëshkim me Daniel Sturridge që në marsin e kaluar u skualifikua me 4 muaj për të njëjtin veprim.
Sfidanti.al