Barcelona, tani Griezmann është i padëshiruar, kërkon destinacion për të?

Antoine Griezmann po përjeton ditë të komplikuara te Barcelona pasi qëndroi rezervë në dy ndeshjet e fundit në kampionat me Celtan dhe Atletico Madrid dhe janë një sërë klubesh që po e monitorojnë situatën e tij me francezin që e sheh me sy të mirë ndryshimin e ambientin sezonin e ardhshëm, dicka kjo e komplikuar duke qenë se vetëm një sezon ka në Camp Nou.

Një nga klubet e interesuara për Griezmann  duket se është Arsenali dhe sipas asaj që publikohet te ‘Daily Express’ klubi londinez mund t’i ofrojë atij katalanas disa futbollistë për të ulur koston e operacionit dhe për të bindur Barcelonën të lejojë transferimin e sulmuesit në Londër. Griezman pëlqehet në Premier League dhe Arsenali po kërkon blerje të rëndësishme për të mundur të kthehet në Ligën e Kampioneve. Për të siguruar Griezmannin, Arsenali mund të lejojë largimin e mesfushorit Matteo Guendouzi si dhe sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang, emri i të cilit së fundmi është lidhur shumë shpesh me atë të klubit spanjoll, por edhe në këtë rast Arsenalit do t’i duhet të japë para cash duke parë se vlera e Griezmann është shumë e lartë.

Por për të ardhmen e Griezmann po flitet edhe në Itali. Sipas RAI, Barcelona ia ka ofruar francezin Juventusit me torinezët që do të përfshinin në tratativa edhe Douglas Costa dhe Adrien Rabiot. Sipas gazetarit të RAI, Paolo Paganini, bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur dhe Barcelona është gati të japë Griezman në shkëmbim të parave cash dhe ardhjes së dy lojtarëve të përmendur më sipër. Gjithnjë sipas RAI,. Marrëdhëniet mes 2 klubeve janë të mira pas përfundimit me sukses të shkëmbimit mes Arthur dhe Pjanic dhe kjo bën të mendohet se kalimi i griezmann te Juventusi është dicka mëse e realizueshme.

Sfidanti.al