Rinis Formula 1, por këtë fundjavë kthehen në pistë edhe skuadrat e kampionateve të Formula 2 dhe Formula 3 që do të thotë se në pistë do të shohim edhe Mick Schumacher aktualisht pjesë e botërorit të Formula 2. Të gjithë janë kuriozë të shohin sesi 21 vjecari, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, do të përballojë sezonin e tij të dytë të Formula 2.
Vitin e kaluar Mick Schumacher nuk shkëlqeu shumë duke e mbyllur kampionatin në vendin e 12 dhe duke fituar vetëm 1 garë edhe pse garonte me Preman një nga skuadrat që janë pikë referimi
Ferrari po e monitoron Schumacher Jr dhe këtë vit do ta bëjë këtë me një vëmendje akoma më të madhe për të parë mundësinë e sjelljes së tij në Formula 1 në 2021. Mick nga ana e tij është I karikuar në maksimum dhe ka punuar me shumë intensitet në këto muaj pushimesh të detyruara nga pandemia
‘Në këto muaj më ka munguar shpejtësia, drejtimi i makinës, kërkimi i xhiros perfekte por edhe puna me djemtë e skuadrës, gjetja e zgjidhjeve së bashku-tha Mick Schumacher-pauza ishte e vështirë, por më dha mundësinë për të bërë një përgatitje fizike më konsistente, eksperimentova programe të reja pune dhe ushqimi. Motivimi ka mbetur i paprekur. Kam shumë dëshirë për t’u kthyer në gara dhe për të luftuar për fitore’.
Por për Mick Schumacher nuk do të jetë aspak e lehtë, kjo sepse edhe në skuadër do të ketë një rival shumë të fortë, rusin Rober Schwartzman që vjen pas suksesit në Formula 3 me një dëshirë të madhe për të imituar Leclerc që fitoi në sezonin e parë në Formula 2. Ndërkaq, një pilot tjetër për t’u vëzhduar do të jetë edhe Marcus Armstrong që la Prema F3 për të kaluar te ART. Piloti neozelandez me 3 fitore dhe 7 podiume ishte rivali më i fortë i Schwartzman në Formula 3 dhe me siguri do të jetë një ndër më të motivuarit të kampionatit.
Sfidanti.al