Çfarë shuplake për një lider, Barcelona refuzon David Luiz

Barcelona nuk e deshiron aspak te kete ne radhet e saj David Luiz. Sipas ‘El Mundo Deportivo’, klubi katalanas ka vendosur te refuzoje ardhjen e mbrojtesit brazilian te Celsit per te zevendesuar Havier Maskeranon.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, drejtues te Barcelones paten kontakte me agjentin Xhuliano Bertoluci dhe Kia Xhorabcian qe perfaqeson edhe Kutinjon duke e refuzuar propozimin e tyre pee David Luiz.

Dhe e gjithe kjo u be per 3 arsye. Se pari, Barcelona kerkon rezerve per Umtiti dhe Pike dhe David Luiz nuk eshte lojtar qe te pranoje kete rol. Se dyti, braziliani nuk do te luaje ne Ligen e Kampioneve duke qene se eshte aktivizuar tashme me Celsin dhe se treti, paga e futbollisti eshte shume e larte.

Sfidanti.al