Barcelona po merr lajme pozitive nga infermieria, teksa Raphinha është afër rikthimit pas dëmtimit në kofshë që pësoi në muajin shtator kundër Real Oviedos. Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur që prej asaj ndeshjeje dhe humbi edhe “El Clásico”-n ndaj Real Madridit, pasi hasi në një pengesë gjatë procesit të rikuperimit.
Raphinha do të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Club Brugge, por në ambientin e Barcelonës ka optimizëm se ai mund të marrë lejen mjekësore për sfidën e fundjavës në La Liga ndaj Celta Vigos. Takimi vjen pikërisht para ndërprerjes ndërkombëtare, çka e bën edhe më të rëndësishme menaxhimin e gjendjes së tij fizike.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të dukshëm, minutat në fushë do të varen plotësisht nga trajneri Hansi Flick, i cili nuk pritet të rrezikojë aktivizimin e brazilianit nëse ai nuk do të jetë 100% gati. Objektivi i klubit është të shmangë çdo rrezik rikthimi të dëmtimit dhe ta ketë Raphinhan plotësisht të shëndetshëm për pjesën e mbetur të sezonit.
Rikthimi i tij do të ishte një forcim i rëndësishëm për skuadrën, e cila synon të ruajë vrullin në garën për titullin në La Liga dhe të vazhdojë e fortë edhe në Europë. Barcelona pret që braziliani të kthehet në nivelin më të lartë, duke kontribuar me shpejtësinë, teknikën dhe kreativitetin që e karakterizojnë.

