Pasi zbuloi statujën e legjendës Johan Krujf, Barcelona përuroi edhe stadiumin që mban emrin e holandezit fluturues që është në zonën Sant Joan Despi dhe që do të përdoret nga Barcelona B. Stadiumi i ri zevendësoi Mini Estadin ku skuadra e dytë e Barcelonës dhe ekipi i femrave zhvillonin ndeshjet e tyre.
Në festën e përurimit të këtij impianti të ri morën pjesë ekipet e akademisë së klubit katalanas dhe të Ajaksit, që kanë pasur në radhët e tyre legjendën Johan Krujf, ndërkohë që padyshim nuk munguan as futbollistët e Barcelonës A mes të cilëve ishte edhe Lionel Messi, lojtari për të cilin u bënë edhe ovacionet më të shumta në mbrëmje. Vlen të theksohet se në këtë ceremoni përurimi ishin të pranishëm edhe 5000 persona.
Stadiumi ‘Johan Cruyff’ i disenjuar nga studio katalanase ka një kapacitet me 6000 vende të ulura, ndërsa Mini Estadi që kishte 15 mijë do të shembet për të krijuar hapësirë për ndërtimin e një pallati të sporteve. Struktura përfshihet në projektin Espai Barca, një kompleks sportiv sipas të cilit është parashikuar edhe ndërtimi i Camp Nout të ri, Palaut Blaugrana si dhe zhvillimi i disa aktiviteteve të ndryshme në klub përfshi këtu edhe vizitat e krijimin e zonave publike që do të integrojnë aktivitetet e klubit me qytetin
sfidanti.al