Barcelona, Messi nuk e beson: Nuk e kisha menduar se do të kaloja Pele

Lionel Messi ia doli mbanë, ‘mundi’ Pelenë, ose të paktën një prej rekordeve të brazilianit. Me golin e shënuar të martën ndaj Valladiolidit, argjentinasi arriti në kuotën e 644 golave me fanelën e Barcelonës, 1 më shumë se O’Rey me fanelën e Santosit.

‘Kur nisa të luaja futboll, nuk mendoja se do të thyeja rekorde e aq më pak një rekord të Pele-u shpreh Messi nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social Instagram me kapitenin e Barcelonës që u nis drejt agjentinës me një avion privat për të kaluar pushimet e Krishtlindjes

Pavarësisht largimit të mundshëm nga Barcelona në fund të sezonit për të mos thënë që në janë, Messi nuk ka rreshtur kurrë së dhëni kontributin e tij për skuadrën që e bëri të madh duke arritur të thyejë rekordin e pele

‘Ajo që mund të bëj është vetëm të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, familjen time-shtoi Messi-të gjithë miqtë e mi dhe ata që më mbështesin cdo ditë. Një përqafim’.

Sfidanti.al