Te Barcelona nuk ka asnjë cështje Grizman. Kjo është ajo që ka deklaruar Klement Lengle në një konfeërencë për shtyp në lidhje me situatën e shokut të tij të skuadrës te katalanasit duke mohuar atë është publikuar së fundmi në media pasi u pa që francezi u la në stol nga Valverde në sfidën e Barcelonës me Sevijën
‘E kalojmë gjithë ditën duke qeshur-tha Lengle-Grizman adhuron të bëjë shaka dhe kjo nuk ka ndryshuar te Barcelona. Të gjithë duhet të kuptojmë se ndryshimi I pozicionit ka ndikuar në lojën e tij; te Barcelona po evoluaon duke luajtur edhe në krah. Po punin shumë për skuadrën dhe na ndihmon me talentin dhe sakrificën e tij. Për mua nuk ka cështje Grizman’.
Lengle foli edhe për Dembele dhe për ecurinë e tij jo konstante. ‘Nëse Dembele do të ketë vazhdimësinë e nevojshme do të bashkojë të gjitha cilësitë e duhura për t’u kthyer në kombëtare-vijoi Lengle-u përgartit shumë mirë, por u dëmtua përsëri. Në ndeshjen me Sevijën u ndëshkua me karton të kuq, edhe kjo e frenoi. Ka shumë talent, është I paparashikueshëm, por ka nevojë për më shumë vazhdimësi për të dhënë më të mirën e tij’.
Në fund, lengle nuk I kurseu aspak elozhet as për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.
‘Messi është një futbollist I jashtëzakonshëm që bën diferencën-tha Lengle-është shumë inteligjent kur I duhet të mbrojë topin. E vërteta është që e vuaj lojën e tij cdo ditë, por jam shumë I kënaque që në fundjavë ai është nga ana jonë’.
Sfidanti.al