Mario Baloteli bëhet sërish objekt I fyerjeve raciste dhe këtë radhë ndodhi në sfidën ndaj Lazios të zhvilluar pikërisht në Breshia. Kur kishin kaluar 30 minuta nga fillimi I ndeshjes në shkallët e stadiumit u dëgjuan fraza ofenduese si ‘Baloteli, bir k…..’. Sulmuesi I Breshias në këtë pikë kërkoi vëmendjen e arbitrit për të vënë në dukje sjelljen aspak të hijshme të më shumë se 1500 tifozëve të Lazios.
Në pamjet filmike u kuptua lëvizja buzëve të futbollistit që I tha arbitrit se ishte hera e dytë që I ndodhte dhe arbitri Manganelo iu përgjigj: ‘Tani merrem unë’.Nga sektori I tifozëve të lazios u dëgjuan edhe disa ‘buu’ kundrejt Balotelit aq sa u kërkua ndërhyrja e folësit të stadiumit që I kërkoi publikut të mos bënte kore diskriminuese.
Ndërkaq, në krahun tjetër, tifozët e Breshias u kundërpërgjigjur duke thirrur emrin e futbollistit në mbështetje të këtij të fundit me Balotelin që kishte shënuar edhe golin e avantazhin për skuadrën e tij, por që në fund nuk mjaftoi pasi Lazio përmbysi gjithcka dhe fitoi 2-1.
Por edhe pse ndeshja vijoi normalisht, te sulmuesi nuk ishte fashitur ende zemërimi. Pas përfundimit të sfidës, Baloteli iu drejtua rrjeteve sociale duke I kritikuar tifozët e Lazios me shprehjen: ‘T’ju vijë turp’ të shoqëruar me frazën emblematike #saynotoracism.
Sfidanti.al