Bale i dëmtuar, jashtë listës së përfaqësueses së Uellsit

Gareth Bale ka mbetur jashtë listës së përfaqësueses së Uellsit për ndeshjet e muajit tetor. Sulmuesi i Tottenhamit vuan nga një dëmtim në gju që sipas jklubit anglez do ta mbajë jashtë fushave të lojës deri në periudhën e pauzës së kombëtareve.

Bale ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjet e Tottenhamit dhe duke i ndjekur nga tribuna ndeshjet e Hotspurs, ndërkohë që është ende në pritje që të marrë miratimin e mjekëve për t’u bashkuar me shokët e skuadrës në stërvitje

Përfaqësuesja angleze do të luajë me Anglinë në 8 tetor përpara sfidave të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës në 11 tetor dhe Bullgarisë në 14 tetor.

Sfidanti.al