Babai i Piontek: Dëshiron të cojë Milanin në Champions, pas 2023 do të shohim

Kristof Piontek u ka fituar menjëherë zemrën të gjithëve te Milani me klubin kuqezi që as nuk e con nëpërmend që të privohet nga shërbimet e sulmuesit polak dhe mesa duket edhe futbollisti qëndron në të njëjtën linjë me klubin. por ai që i turbullon disi ujërat është babai i Piontek, Vladislav.

‘Kristof dëshiron të kualifikojë Milanin në zonën Chamions dhe më pas, me përfundimin e kontratës në 2023 do të shohim se cfarë do të ndodhë-tha Vladislav Piontek-ai e sheh këtë ndryshim si të domosdoshëm për procesin e rritjes si futbollist. Por nëse Milani do të dijë të qëndrojë në të njëjtin hap me të duke u rritur bashkë me të, bëhet e pamundur të thuash nëse dhe kur do të ndahen rrugët e tyre’

Vladislav Piontek vuri në dukje gjithashtu edhe se të birit i ka bërë mirë moskalimi i menjëhershëm në një klub të madh, pasi në këtë mënyrë ai ka mundur që të aktivizohet gjithnjë. Sipas tij, nëse djali i tij do të kishte kaluar në një klub me emër që në një moshë të vogël do të kishte qëndruar vetëm në stol, gjë që do të pengonte rritjen e tij.

sfidanti.al