Austria ka siguruar kualifikimin në Euro 2024, pasi mundi 0-1 Azerbajxhanin në Tofiq Bahramov Stadium (Baku). Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve të krijuara. Vendasit u mbrojtën mirë, duke lënë pak hapësira dhe duke i komplikuar gjithçka austriakëve.
Fillimi i pjesës së dytë sjell golin. Rahil Mammadov shkakton penallti, mundësi e cila shfrytëzohet në maksimum nga skuadra e Ralf Rangnick. Nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë Sabitzer. Me avantazhin në xhep, Austria kontrolloi lojën dhe nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të menaxhonte epërsinë. Me këtë rezultat, Austria është në vendin e dytë me 16 pikë, 10 pikë më shumë se Suedia ndjekëse. Tashmë, në krahun tjetër, Azerbajxhani që drejtohet nga De Biasi nuk ka më asnjë shans për të prerë një biletë për në Euro pasi ka 4 pikë.
sfidanti.al