Atalanta, nuk ka Champions për Ilicic; gjendja e sllovenit, nje mister

Ku ka humbur Josip Ilicic? Për  gjendjen fizike të fantazistit të Atalantës I zhdukur nga radarët që në 11 korrik për arsye akoma të panjohura, mbizotëron një mister total. Ndërsa tifozët e skuadrës zikaltër ëndërrojnë rikthimin e tij per ndeshjen historike në Ligën e Kampioneve  me PSG, e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ përshkruan një skenar sipas të cilit Ilicic me siguri do të humbasë ndeshjen me PSG dhe nëse Atalanta do të kualifikohet për në gjysmëfinale, do të humbasë edhe të gjithë ‘Final Eight’ të Ligës së Kampioneve në Lisbonë

Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, edicioni I Bergamos, Ilicic rrezikon të humbasë edhe fillimin e sezonin 2020/2021. Ende nuk ka një konfirmim për këtë, por deri tani duket e pamundur të përcaktohet koha e riaftësimit të futbollistit, kjo edhe sepse Atalanta ka qenë e rezervuar në maksimum në lidhje me gjendjen e Ilicic

Sfidanti.al