Arsenal vazhdon merkaton, “topçinjtë” kërkojnë brazilianin e Aston Vilas

Transferimi i talentit anglez të mesfushës, Deklan Rajs duket se nuk ka mjaftuar për “topçinjtë” e Arsenal, të cilët tashmë duket se janë vënë pas një tjetër “ylli” të mesfushës së Premier Ligë.

Bëhet fjalë për “shkatërruesin” brazilian të Aston Vila, Dagllas Luiz, i cili pëlqehet jo pak nga tekniku i “topçinjve”, Mikel Arteta, mirëpo problem pritet të jetë vlera e kartonit, i cili kushton plot 35 milionë paund. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar 25-vjeçari brazilian ishte një ndër protagonistët absolut të mesfushës së Aston Vila arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime në paraqitjet në fushën e blertë.

 

sfidanti.al