Mikel Arteta foli në lidhje me vendimin për të lejuar largimin e Mesut ozil nga Arsenali edhe pse mesfushori kishte edhe 6 muaj kontratë me Topcinjtë e Londrës. Futbollisti gjerman që tashmë është bashkuar me Fenerbahcen, nuk u aktivizua nga trajneri spanjoll që arriti deri aty sa ta linte atë edhe jashtë listës së Premier League
‘Një futbollist i rëndësisë së tij që nuk luan dhe që nuk është pjesë e skuadrës, përbën një situatë të vështirë për t’u përballuar për të dyja palët-tha Arteta që dha edhe versionin e tij të ngjarjeve teksa vuri theksin në aktivizimin e më të rinjve nga akademia e Arsenalit si Saka apo Smith Rowe
‘Është një futbollist i madh, shumë i talentuar e mbi të gjitha një lojtar që i ka dhënë shumë klubit-shtoi Arteta-por në këtë moment dua të marr një drejtim ndryshe dhe ai do të ketë më shumë opsione diku tjetër’
Arteta në fund tha: ‘Nëse një futbollist dëshiron të luajë dhe nuk mund t’i japim minuta, atëherë është në cështje që duhet zgjidhur’.
Sfidanti.al