Armando Broja, alternativa e Çelsit për dyshen Lukaku-Verner që kushtoi 175 milionë euro!

Armando Broja është një nga sulmuesinj kuqezi që po lë shenjën e tij më shumë se të tjerët. Mediat britanike shkruajnë se 20-vjeçari po konsiderohet nga Çelsi si një alternativë shumë e mirë për sulmuesit e shtrenjtë që ka në skuadër, Romelu Lukaku e Timo Verner. Broja po shikohet si shembull për të rinjtë e tjerë të akademisë së bluve të Londrës, siç është Xhud Sunsap-Bell. Shqiptari theksohet se ka realizuar një rritje meteorike në më pak se dy sezone, dhe se po shkëlqen me Sauthemptonin duke shënuar 6 gola në 17 ndeshje si titullar në Premier Ligë, si dhe 9 rrjeta gjithsej në sezon. Për Lukakun u shpenzuan 115 milionë euro për t’u marrë nga Interi, ndërsa për Vernerin u deshën 60 milionë. Sot, vlera e tyre ka rënë, së bashku kushtojnë rreth 130 milionë euro, por gjithsesi Çelsi do të fitonte shumë para duke i larguar. Lojtarë të rinj si Broja janë gati për t’u zënë vendin.

Sfidanti.al