Dinamo e Zagrebit që është klubi me më shumë trofe në Kroaci, pësoi një “përmbytje” të vërtetë në stadiumin “Ruevica” të Rijekës, duke u mundur thellë 4-1 nga kjo e fundit. Kjo është humbja e dytë që pësojnë “blutë” zagrebas, kohët e fundit, ndërsa të parën e pësuan në stadiumin e vet, ku u mundën nga Hajduku i Splitit. Dinamo, pjesën e parë të kampionatit kroat, e mbylli me një epërsëi të madhe dhe, pavarësisht nga humbja e fundit, ajo ndodhet nëntë pikë para Hajdukut dhe 12 para Rijekës, kështu që titulli i kampionit po i buzëqesh asaj nga afër.
Mbas humbjes së thellë në “Ruevica”, kapiteni i Dinamos, Arian Ademi (shqiptar Maqedonie), e mori të gjithë përgjegjësinë mbi vete, duke u treguar i sinqertë deri në brutalitet. “Në pësuam, me vërtetë, një katastrofë të madhe në këtë ndeshje të tmerrshme për neve. Thjesht, nuk gjej dot fjalët që ta shaj veten time. Unë, si kapiten i ekipit, e marr të gjithë përgjegjësinë mbi vete. Unë vetë isha katastrofë. Luajta keq, jam fajtor, luajta si një pi… e vërtetë! Atëherë, si mund të kërkoj llogari nga të tjerët?”, vuri në dukje Ademi.
Sfidanti.al