Antonio Konte dëshiron një klub me baza solide për të drejtuar. ish trajneri i Celsit e ka konfirmuar këtë në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke pranuar në një farë mënyre se do të kthehet në Serinë A, por pa përmendur një skuadër specifike.
Ajo që është e sigurt në këtë pikë është se Konte nuk do të kthehet te skuadra e Juventusit. ‘Mendoj se Juventus ka nisur një rrugëtim dhe se të gjithë janë të kënaqur me Alegrin që e ka vijuar punën dhe po bën shumë mirë. Por në një të nesërme nuk dihet se cfarë do të ndodhë-tha Konte në intervistën e tij
Javët e fundit emri i trajnerit italian është përmendur si kandidat për të marrë drejtimin e Romës. Por edhe ky opsion është hedhur poshtë prej tij.
‘U dashurova me qytetin e Romës gjatë qëndrimit në të gjatë dy viteve që ushtrova rolin e trajnerit të kombëtares-vijoi Konte-në Olimpiko ndjeva pasionin nga njerëzit këtu që e jetojnë futbollin me një intensitet të vecantë, ku të gjithë cmenden për skuadrën e Romës. është një ambient pasional që të përfshin të tërin. Sot për sot kushtet nuk janë por një ditë, herët a vonë do të drejtoj skuadrën e Romës.
sfidanti.al