Ancelotti mbron Real-in e ri: Ky brez ka nevojë për kohë

Në një intervistë për “Radio Marca”, Carlo Ancelotti ka pranuar që t’u kthejë përgjigje disa pyetjeve delikate në lidhje me ish-skuadrën e tij, Real-in dhe ekipin e tij aktual, Brazili.

Sa i përket Real-it, trajneri italian ka thënë se ka nevojë për kohë që të ndërtojë një trashëgimi të re pasi edhe ndryshimet që janë bërë në vitet e fundit janë thelbësore.

“Reali po përjeton një ndryshim brezash. Nuk mund të limitojmë gjithçka duke thënë se është larguar Kroos dhe është afruar Mbappe. Mendoj se nga Reali këtë vit janë larguar disa lojtarë, të cilët kishin krijuar një ambient specifik dhe tani po luajnë disa lojtarë të rinj, të cilëve u duhet kohë për t’u stabilizuar në nivelet e kërkuara”, tha ish-trajneri italian.

“Edhe pse Mbappe ka shënuar shumë gola, Real-i e ka patur të vështirë për të fituar tituj pasi në futboll detajet kanë shumë rëndësi”, analiazoi Ancelotti.