Ancelotti “braktis” Real Madrid

Pritet konfirmimi, por në Spanjë janë të sigurtë: Karlo Ançeloti do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Sipas mediave iberike, tekniku italian ka vendosur të mbyllë aventurën e dyrtë në karrierën e tij në pankinën e skuadrës madrilene, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026. Shkak për këtë vendim është bërë ecuria plot oshilacione në këtë sezon, ndërsa dy humbjet me Barcelonën, në La Liga dhe finalen e Superkupës kanë lenë shenjë. Po ashtu kritikat që shqoëruan këto disfata, përfshirë edhe vërshëllimat e tifozëve në ndeshjen e fundit në “Bernabeu” kanë shtyrë trajnerin të bëjë kërë lëvizje. Karlo Ançeloti është tekniku i rekordeve për “los blancos”, pasi në dy periudhat e tij në pankinë, ai ka fituar 15 trofe, mes tyre tre Champions, 2 tituj kampion në La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës, 2 Botërorë të Klubeve dhe një Kupë Interkontinentale. Ky palmares mund të shtohet në fund të këtij sezoni, pasi madrilenët kryesojnë në La Liga dhe janë në garë në kompeticionet e tjera. Pavarësisht se deri në fund të këtij edicioni ka ende kohë, mediat spanjolle kanë nisur të flasin për pasardhësin e Ançelotit. Në krye të listës është Xabi Alonso, që nda ana e tij ka zyrtarizuar largimin nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit.

sfidanti.al