Anceloti, kthim në Premier League? Hyn në kontakte me Evertonin

Nuk është mbyllur java pas shkarkimit nga Napoli dhe Karlo Anceloti duket se është gati që të kthehet shumë shpejt në pankinë. Sipas medias britanike, trajneri nga Rexholo udhëtoi drejt Liverpulit për të mësuar ofertën e Evertonin që është vënë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Markos Silvës dhe Anceloti është zgjedhja e parë e drejtuesve të këtij klubi.

Pavarësisht sezonit aspak jo të mirë të Napolit, vlerësimet për Ancelotin në futbollin evropian vazhdojnë të jenë pozitive me 60 vjecarin që duket se do të kthehet në Premier League ku më parë ka punuar me Celsin në periudhën 2009-2011 me të cilin fitoi një kampionat, një Kupë të Anglisë dhe Community Shields.

Everton që për momentin ka në pankinë si trajner të komanduar Dankan Ferguson do të bëjë gjithcka për të  bindur italianin që të transferohet te Liverpuli. Një ndër lojtarët që është gati ta presë krahëhapur Ancelotin është Moize Kean I cili mund të dalë nga spiralja negative ku ka hyrë që pas largimit nga Juventusi.

Sfidanti.al