Manchester United nuk po gjen qetësi pasi sot u mund në “Old Trafford” me shifrat 3-1 përballë Brajtonit. Disfata ishte e dhjeta në kampionat dhe tani “Djajtë” janë më afër zonës së rënies nga kategoria se katër vendeve të para. Kjo situatë ka shqetësuar Ruben Amorim, i cili pasoi Ten Hag për ti dhënë jetë një skuadre, e cila është në “vdekje” klinike. “Ishim shumë të lehtë për tu mposhtur prej rivalëve tanë sot”, analizoi pas ndeshjes situatën tekniku portugez, i cili nuk kurseu kritikat për shfaqjen e radhës horror të Onanës. “Sigurisht që jemi ekipi më i dobët i historisë së këtij klubi dhe sa më shpejt e kuptojmë një fakt të tillë aq më shpejt mund të dalim nga kjo situatë”, tha Amorim.
sfidanti.al