Alegri, “mister” për formacionin në derbi dhe nihilizëm për titullin!

Këtë fundjavë, Juventusi do të ketë një përballje të fortë në Serinë A, pikërisht duelin në shtëpi ndaj Torinos, ndërsa trajneri Masimiliano Alegri nuk hedh “dritë” mbi lojtarët që do të dalin në fushë. Pyetja kryesore që i bëhet atij është nëse do të luajë “tridhëmbëshi” i përbërë nga Paulo Dibala, Alvaro Morata dhe Dushan Vlahoviç. “Nuk e di, – thotë mistershëm, ai, – nuk mund të them nëse do të jenë që të tre”. Gjithsesi, mediat shkruajnë se do të jenë të konfirmuar. Mungesë është Bonuçi, por edhe Kielini, pra që të dy veteranët. Ndërkaq, kur vjen puna tek titulli Alegri i bie shkurt. “Është e pamundur që të fitohet”, – thotë ai.

Sfidanti.al