Alegri i tradhëtuar? Xhovani Galeone: Juventusi, klub arogant!

Në krye të Juventusit u caktua Mauricio Sari dhe kjo ndodhi mbas ndarjes së papritur të klubit “bardhezi” me trajnerin e deritanishëm, Masimiliano Alegri që duket qartë se e humbi besimin e pronarit të Juves, Andrea Anjeli.

Megjithëse ishte konfirmuar se Alegri do të vazhdonte të ishte trajner i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm, në fund të sezonit te kaluar ndodhi një përmbysje e papritur – u njoftua se Alegri dhe klubi kishin rënë dakort bashkërisht dhe miqësisht që ta ndërprisnin bashkëpunimin mes tyre.

Por tani Xhovani Galeone që konsiderohet si mentori futbollistik i Anjelit, zbulon se Alegrit i ka mbetur shumë hatri dhe se ai e ndjen veten të tradhtuar nga Juventusi.

“Alegri me të vërtetë është zemëruar dhe e ndjen veten të tradhtuar nga Juventusi, sidomos nga Andrea Anjeli. Ai akoma nuk e ka kapercyer atë që ndodhi, ndërkohë që unë kisha kohë qe i kisha thënë që ai të largohej nga Juvja. Unë vetë kam probleme me Juven që nga viti 1958. Juventusi është një klub arrogant dhe ai sillet sikur ai është mbi gjithçka në këtë botë”, i deklaroi Galeone gazetes “Il Fato”.

Sfidanti.al