Mbas mbarimit të seancës stërvitore në Londër, Timu Bakajoko, duke u kthyer në shtëpi, e përplasi makinën e vet të shtrenjtë Mercedes, por, për fat, pa asnjë lëndim serioz. Por a e di Bakajoko se çfarë do të thotë një makinë Mercedes të klasit “G”, më saktë, G63 AMG? Me siguri që përgjigja do të jetë negative, sepse, përndryshe, ai do ta ngiste me shumë kujdes këtë makinë të shtrenjtë dhe nuk do t’i shkaktonte dëme aq të mëdha makinës së tij SUV, të prodhuar nga kompania gjigante gjermane. Sipas lajmeve nga Anglia, vetë lojtari nuk pësoi ndonjë lëndim serioz, gjë që nuk mund të thuhet për xhipin e tij me vlerë prej 150 000 sterlinash.
Pak kohë para aksidentit, Namori, vëllai më i madh i Timut, thoshte se ai ishte i shqetësuar, për shkak të mënyrës sesi i jep makinës vëllai i tij në Angli, për më tepër që në Ishull duhet të ecësh në krahun e majtë.
“Timu më thoshte, gjithnjë, se e ka të vështirë që t’i japë makinës në krahun e majtë”, vuri në dukje Bakajoko i madh. Gjatë kësaj vere, Bakajoko i ri erdhi te Celsi nga Monako, pasi klubi londinez pagoi për të 40 milionë sterlina.
Sfidanti.al