Suarez, mashtrim me testin e italishtes për nënshtetësinë italiane?

Një lajm i bujshëm publikohet në median italiane në lidhje me provimin e gjuhës që dha Luis Suarez në Perugia me objektiv marrjen e nënshtetësisë italiane. Guardia Di Finanza kreu një kontroll të befasishëm në Universitetin për të Huajt në Perugia ku gjeti disa parregullsi në testin e kryer nga sulmuesi i Barcelonës

Në mënyrë të detajuar, testin duket se Suarez e ka kaluar me mashtrim ndërkohë që rezulton se futbollisti kishte marrë më parë ushtrimet e provimit, ndërsa pikët ishin përcaktuar që përpara dhënies së testit. Për momentin nuk është ende e qartë sesi do të evoluojë situata pas verifikimeve të Guardia Di Finanza, por kjo cështje është e sigurt se do të ketë zhvillime të reja.

Për provimin e Luis Suarez, që gjithsesi nuk rezulton se është i përfshirë në hetim, mes personave që po hetohen janë rektoria e Universitetit për të Huajt të Perugias dhe Drejtori i Përgjithshëm Simone Oliviero. Atyre iu shtohet edhe Drejtoresha e Qendrës për vlerësimin dhe certifikimin gjuhësor të akademise, Stefania Spina

‘Provimi i dhënë nga sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez për njohjen e gjuhës italiane në Universitetitn për të Huajt të Perugias  në një seancë ad hoc, ishte farsë-thekson prokuroria e Perugias në dekretin e kontrolleve të kësaj të marte.

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi nga Universiteti për të Huajt e Perugias drejtues të të cilit dolën me një komunikatë ku nënvizohet korrektësia dhe transparenca e procedurave të ndjekura për provimin e dhënë nga Luis Suarez duke shprehur në të njëjtën kohë besimin se kjo cështje do të qartësohet.

Sfidanti.al